Sulmi i serbëve ndaj EULEX. BE, NATO dhe ndërkombëtarët thirrje: Të kthehet qetësia

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, dënoi sulmin ndaj EULEX duke thënë se dhuna kriminale në veri të Kosovës nuk do të tolerohet.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, thotë se çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Po ashtu ajo shton më tej se KFOR është vigjilent dhe plotësisht i gatshëm për të zbatuar mandatin e saj në Kosovë.

Lista Serbe kërkoi nga banorët në veri të Kosovës që të mos pengojnë punën e EULEX-it dhe KFOR-it, pasi prania e tyre atje është pranuar me marrëveshje ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas shtyrjes të zgjedhjeve të parakohshme e të pjesshme lokale më 23 prill të vitit 2023 nga presidentja Vjosa Osmani, KQZ në Kosovë njoftoi se pezulloi të gjitha aktivitetet për organizimin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me nota të forta proteste reaguan dhe shumë ambasadorë të huaj në Prishtinë, përfshirë atë amerikan, gjerman dhe italian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?