Sulmi kibernetik i Iranit, Rama: Vendosëm të mos i kërkojmë NATO-s zbatimin e Nenit 5

Sulmet kibernetike që kanë ”shkatërruar” Shqipërinë nga Irani, saqë qeveria konsideroi mundësinë për të kërkuar një deklaratë të NATO-s, që mund të kishte çuar të gjitha vendet anëtare drejt një konfrontimi me Iranin. Do të ishte hera e parë që një shtet anëtar i NATO-s përdorte një sulm kibernetik për të kërkuar zbatimin e Nenit 5, i cili e trajton një sulm kundër një anëtari si një sulm kundër të gjithëve, që kërkon mbrojtje kolektive.

”Në fund, Shqipëria vendosi të mos e ndërmerrte atë veprim, që do të rrezikonte përshkallëzimin dhe të fuste në antagonizëm aleatët e fuqishëm”, tha Rama në një intervistë për Maggie Miller të Politico.com.

”Kam shumë respekt për miqtë dhe aleatët tanë për t’u thënë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm që të jemi shumë të përulur në vlerësimet tona”.

Diskutimi brenda qeverisë mbi Nenin 5 nënvizon debatin e vazhdueshëm nëse një sulm kibernetik do të jetë ndonjëherë mjaft serioz për të shkaktuar me të vërtetë një përgjigje të plotë të mbrojtjes kolektive të NATO-s, që mund të përfshijë hakmarrje kibernetike kundër vendit sulmues nga të gjithë anëtarët e NATO-s ose sanksione gjymtuese.

SHKARKO APP