Sulmi kibernetik nga Irani në Shqipëri, dokumentar nga RAI3: Janë banditët digjitalë
“Janë banditët digjitalë, kriminelët kibernetikë që “depërtojnë” në rrjetën e sigurisë së kompanive private dhe administratave publike për të vjedhur të dhëna të klasifikuara dhe për të kërkuar një shpërblim”, thotë stacioni televiziv italian, RAI3, në një dokumentar special kushtuar sulmeve kibernetike, ku një vend të veçantë zë edhe sulmi kibernetik iranian kundër Shqipërisë, që u shoqërua me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
I ashtuquajturi “Ransomware”. Vlera e tyre vlerësohet të jetë 20 miliardë dollarë në vit. Gazetarët e “Presa Diretta” shkuan në Irlandë për të parë sesi ”banditët digjitalë” arritën të çaktivizonin Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, ndërsa në Itali u sulmua sistemi shëndetësor i Lacios. Kush janë banditët e rinj digjitalë, kush qëndron pas tyre?
Dhe më pas luftërat hibride mes vendeve armiqësore, të cilat organizojnë dhe nisin sulme të vërteta kibernetike kundër rivalëve të tyre, për t’i dobësuar, i destabilizojnë. “Presa Diretta”shkoi në Shqipëri për të folur për sulmin e pabesueshëm kibernetik korrikun e kaluar, kur 90% e shërbimeve publike të vendit mbetën të paralizuara për disa ditë.
Dhe pas një hetimi ndërkombëtar, qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke ftuar personelin diplomatik të largohet nga vendi. Por, çfarë lidhje ka Shqipëria me Iranin?
Më pas në Gjermani, në përpjekje për të kuptuar historinë e spiunazhit që përfshiu kreun e Agjencisë Federale Gjermane për Sigurinë Kibernetike të akuzuar se kishte pasur kontakt me shërbimet sekrete ruse. Çfarë ndodhi në të vërtetë?
Së fundi, prania e shfrenuar e info-luftës, lufta propagandistike, e cila prej muajsh manipulon, modifikon, shpik, për të ndikuar në opinionin publik, një udhëtim i drejtpërdrejtë i “PresaDiretta” nëpër makinën e propagandës edhe për luftën në Ukrainë me fuqinë e rrjeteve sociale si Telegram dhe Tik Tok dhe fabrikat e trolleve ruse.