Sulmi kibernetik/ Rama: Agresion luftarak! Donin të shkatërronin gjithçka, por nuk ia arritën
Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët në rrjetet sociale dhe në një lidhje direkte me gazetarët, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me sigurinë kibernetike në vend dhe sulmin nga Irani.
Kreu i qeverisë u shpreh se Irani kishte si qëllim shkatërrimin pa kthim pas të sistemeve tona, por nuk ia arriti qëllimit.
“Ky është një shqetësim i madh, një shqetësim i ri pasi kemi sulme të vazhdueshme kibernetike prej shumë vitesh, pro të një shkalle të ulët nga aftësia e penetrimit. Kanë qenë sulme të pasuksesshme përgjithësisht ndërkohë që ky është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit dhe të gjitha sistemeve digjitale. Një agresion që ka pasur një qëllim shumë të qartë zhdukjen dhe shkatërrimin e sistemeve duke lënë një tokë të djegur nga pas. Ky është konkluzioni i ekspertëve që na kanë mbështetur në këtë luftë të përbashkët. Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, dëmet janë shumë më të lehta sesa shkalla e agresivitetit. Sistemet janë kthyer në punë, të dhënat janë irrelevante sa i përket sensivitetit të tyre. Shkresa që qarkullojnë në rrjetin e brendshëm, nuk janë dokumenta sekrete apo të fshehta. Ato që kanë patur si qëllim përhapjen e panikut, janë pjesë e këtyre sulmeve. Kjo luftë vazhdon dhe jemi në kushtet, kur duhet të përballemi me sulme të tjera të mundshme dhe të rrisim në një nivel tjetër sulmet kibernetike.’- u shpreh Rama.
VIJON…