Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Balla: Berisha e përdori politikisht ngjarjen

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, reagoi nga foltorja e Kuvendit në lidhje me sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Balla tha se Berisha e ka përdorur politikisht këtë ngjarje të rëndë.

“Nuk do të kishit rënë në pellgun e baltës që familja Berisha, vetë Sali Berisha dhe zëdhënësat e Sali Berishës nxituan dje të përdornin politikisht një ngjarje të rëndë. Për Sali Berishën kjo nuk është e re dhe ju e mbani mend. ju jeni i ri zoti Gjekmarkaj në PD, por nëse i hidhni një sy historisë së PD, kjo ngjarja e djeshme më ngjau me reagimin e parë të vetë Sali Berishë dhe zëdhënësve të tij sapo në 12 Shtator 1998 u vra lideri historik i vërtetë i PD-së, Azem Hajdari. Pra kur ende policia po administronte vendin e krimit, njeriu doli në konferencë dhe emërtoi Fatos Nanon si urdhërues të vrasjes e me radhë. Historia tregoi gjithçka ndryshe, drejtësia konfirmoi gjithçka ndryshe”, tha ai.

Balla tha se policia ka zbardhur për një kohë të shkurtër skemën e krimit dhe të gjithë personat e përfshirë.

“Para pak minutash kam biseduar përsëri me doktorët e spitalit tonë, të traumës. Falenderoj doktor Olldashin dhe doktorët e tjerë të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyer ndaj avokatit të nderuar zotit Mëngjesi dhe po ashtu besoj që biem të gjithë dakord që kjo është një prej atyre ngjarjeve që brenda 10 orësh është zbardhur e gjithë skema e krimit dhe të gjithë personat e përfshirë, përfshirë këtu edhe porositësin”, tha ai.

SHKARKO APP