Sulmi ndaj gazetares, OSBE: Dhuna, shenjë negative për lirinë e shoqërisë

Banesa e babait të gazetarës Klodiana Lala, u sulmua me armë gjatë orëve të para të mëngjesit. Për këtë ngjarje të rëndë, reagon edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), përkatësisht me prezencën e saj në vendin. Në një mesazh në Twitter, thuhet se dhuna kundër gazetarëve është shenjë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë. Nga ana tjetër, OSBE, i bën thirrje autoriteteve që të vënë përpara ligjit personat përgjegjës.

Postimi i OSBE-së

Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares #KlodianaLala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. #Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë.

SHKARKO APP