Sulmi ndaj Kurtit në Kuvend, Presidentja Osmani: Dh*na nuk mund të shndërrohet në mjet politik
Për sulmin fizik që deputetë të opozitës ushtruan ndaj kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar edhe Presidentja Vjosa Osmani. Përmes një postimi në Facebook, kryetarja e shtetiit ka dënuar dhunën në tempullin në demokracisë që sipas saj është ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë.
“Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.
Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik.
Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit”, ka shkruar Osmani.