Sulmi në Paris, Rama: Trishtim, solidaritet, revoltë

Kryeministri Edi Rama ka reagaur përmes një komenti në rrjetet sociale ndaj sulmit terrorist kundër revistës satirike "Charlie Hebdo", ku të paktën humbën jetën 9 gazetarë dhe dy policë.

"Çfarë dhunimi për Francën e lirisë, barazisë, vëllazërimit, kasaphana mbi redaksinë e gazetës se famshme satirike! Trishtim, solidaritet, revoltë", shkruan Rama në rrjetin social.

Më parë në lidhje me ngjarjen tragjike ka reaguar edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Francën, ndërsa ka dënuar sulmin terrorist ndaj revistës satirike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?