Sulmi në Vjenë, Genc Pollo: Abuzimit me fenë për motive politike të ulta e çnjerëzore duhet t’i jepet fund!
Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar lidhur me ngjarjen e djeshme në Vjenë, ku ndodhi një sulm terrorist. Pollo shkruan se dje në darkë terroristë xhihadistë hapën zjarr në qendër të Vjenës duke vrarë disa kalimtarë të pafajshëm e duke plagosur shumë të tjerë.
Sipas tij ky është një akt barbar e frikacak.
Postimi i Genc Pollos në Twitter:
Lajme e pamje të frikshme e të hidhura nga Vjena e bukur, e cila në dekada është bërë edhe shtëpia e shumë shqiptarëve. Dje në darkë terroristë xhihadistë hapën zjarr në qendër të Vjenës duke vrarë disa kalimtarë të pafajshëm e duke plagosur shumë të tjerë.
Ky ishte një akt barbar e frikacak! Atentatorët e ata që i nxisin urrejnë, lirinë, demokracinë, bashkëjetesën paqësore e respektin reciprok midis etnive e feve dhe sidomos Europën. Siç pamë edhe në Francë së fundmi. Ndaj tyre nuk ka mirëkuptim, me ta nuk ka kompromis! Ashtu si nuk mund të kishte mirëkuptim e kompromis të drejtë me ideologjitë totalitare të shekullit 20: komunzimin e fashizmin! Tronditëse që një nga agresorët është me orgjinë shqiptaro-maqedonase. Abuzimit me fenë për motive politike të ulta e çnjerëzore duhet t’i jepet fund!! Solidaritet të plotë me Austrinë e vjenezët në këtë ditë të vështirë! GP
KOHA JONË SONDAZH

