Sulmi rus me precizion të lartë vret 5 persona në ”Babi Yar”, Presidenti Zelensky: Pse bota po hesht?
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se bota për 80 vite ka përsëritur fjalën ”Kurrë më” për luftë, por kur bie bomba mi ”Babi Yar”, hesht?
Shërbimet e urgjencës ukrainase thonë se pesë persona u vranë në sulmin rus në kullën televizive në Kiev. ”Pse të përsërisni “Kurrë më” për 80 vjet, nëse kur bomba bie mbi Babyn Yar, bota hesht? Humbën edhe 5 jetë të tjera. Historia përsëritet”,-shkruan Presidenti në Instagram.
”Babi Yar” është një përroskë në Kiev, dhe një vend i masakrave të kryera nga forcat e Gjermanisë naziste gjatë fushatës kundër Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.
Rusia ka nisur sulmet me precizion të lartë. Një avion rus ka bombarduar kullën ikonike të Kievit që shërbente për transmetimet televizive. Momenti është filmuar prej një kamere amatore. Shkatërrimi kësaj kulle i heq mundësinë transmetimit të disa kanaleve televizive ukrainase.
View this post on Instagram