Surpriza në Kuvend, Meta pro hetimit nderkombetar, Berisha nuk votoi

 

Gazetari Endri Xhafo ka hetuar listen e votave sot ne Kuvend nga e cila del se nese PD do kishte votuar e gjitha pro hetimit nderkombetar ai mund t ekishte kaluar. Por e verteta ehste se Meta ka votuar pro hetimit, ndersa Berisha nuk ka votuar fare.

“Po të shohësh me kujdes listën, sheh se Ilir Meta e ka mbajtur fjalën dhe ka votuar "pro" së bashku me kryetarin e grupit parlamentar Petrit Vasili. I vetmi nga LSi që ka votuar kundër është Spartak Braho. Ka abstenuar Vangjel Dule. Por ajo që bie më në sy janë deputët që nuk kanë votuar: I pari mes tyre Sali Berisha. Pavarësisht se e mbrojti me forcë hetimin ndërkombëtar, Sali Berisha NUK votoi. Pastaj vijnë Igli Cara, Myqerem Tafaj, Genc Pollo, Fatmir Mediu, Agron Duka, por edhe deputët çam, përfshirë ish-deputeten demokrate Mesila Doda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse deputetët demokratë do të kishin votuar të gjithë pro nismës së tyre, ndoshta nisma, që mori 50 vota pro dhe 54 kundër, mund të kishte kaluar.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?