Tabaku dorëzon në Kuvend propozimin për uljen e TVSH-së në 6% për ushqimet bazë: Nuk është populiste!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shoqëruar edhe nga një tjetër grup deputetësh ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit për të dorëzuar nismën ligjore për uljen e TVSH-së.
Në një komunikim për mediat nga jashtë Kryesisë, Tabaku ka shpjeguar pse ulja e TVSH-së nga 20% në 6% u shërben qytetarëve sepse do ndihmojë shtresat në nevojë, do të rrisë dhe nxisë konsumin e tyre.
“Ulja e TVSH do bëjë atë që kanë bërë vendet e tjera të BE-së, atë që nuk po e bën dot qeveria, do ndihmojë shtresat në nevojë të rrisë dhe nxisë konsumin e tyre. Sot shumë vende të BE-së kanë TVSH edhe për ekonominë, kanë ulur edhe TVSH për energjinë. Propozimi ynë është konkret dhe i heq mundësinë qeverisë që të thotë është një nismë populiste dhe nuk i shërben qytetarëve”, tha Tabaku.