Tabaku: Fitoren do ta prijë Tirana me 20 deputetë, pas 25 prillit do të vijë një qeveri normale dhe për qytetarët

Në një prononcim nga sheshi “Nënë Tereza” ku pritet që të hapet fushata e PD-së, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh se shqiptarët presin me padurim 25 prillin.

Sipas Tabakut, qytetarët janë të zhgënjyer nga qeveria dhe shtoi se PD do të mbajë çdo premtim që ka dhënë dhe do të japë në këtë fushatë elektorale.

Tabaku: Situata është që qytetarët kanë padurim për 25 prillin dhe për t’iu bashkuar PD. Ne do të fokusohemi në programin që kemi sjellë dhe në ekipin tonë. Ne 25 prillin e konsiderojmë si një rrugëtim të ri për qytetarët dhe me një qeveri normale që merret me hallet e qytetarët. PD vjen me çdo sektor të analizuar në detaje dhe se çfarë do të sjellë për çdo fushë. Ajo që është më e rëndësishme është se ekonomia vjen me një faturë reale.

Ne do të sjellim një qeverisje ndryshe dhe normalitet. Çdo gjë që kemi premtuar do ta realizojmë. E kuptojmë se shqiptarët janë të zhgënjyer nga kjo qeverisje. Ne jemi të bindur në fitore, dhe këtë fitore do të prijë Tirana me 20 deputetë dhe në gjithë Shqipërinë. Ne do të tejkalojmë të gjitha objektivat që kemi vënë në çdo qark. Unë dua që t’i ftoj qytetarët që ta ndjekin aktivitetin e PD-së dhe të dëgjojnë zgjidhjet tona reale dhe të na bashkohen për 25 prillin. Sepse pas 25 prillit do të vijë një qeveri që do të punojë për shqiptarët.

SHKARKO APP