Tabaku: Gjysma e pagesave, nën hetim nga SPAK! Ja ku shkojnë taksat e shqiptarëve

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku është shprehur se nga buxheti i shtetit janë dhënë 560 mln euro për kontratat koncesionare dhe se gjysma e kërtyre pagesave është nën hetim nga SPAK.

Ajo shprehet tashmë nuk bëhet fjalë për akuza të opozitës, por për akuza korrupsioni të faktuara.

“Korrupsioni progresiv të vendosur në çdo kontratë dhe punë publike: Si inceneratorët, sterilizimi dhe check up-i, këtu shkojnë taksat e shqiptarëve”, theksoi deputetja e PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fjalët më të dëgjuara kësaj vere kanë qenë koncesion dhe korrupsion Me të drejtë shqiptarët pyesin; sa i kushtojnë buxhetit të shtetit nga taksat e tyre këto kontrata koncesionare? 560 milion euro është vlera faktike e buxhetit të shtetit paguar për këto kontrata koncesionare

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë vlera reale e tyre është 50% e PBB. Gjysma e pagesës së këtyre kontratave është nën hetim nga SPAK. Nuk bëhet fjalë për akuza të opozitës apo medias, por tashmë bëhet fjalë për akuza korrupsioni të faktuara. Të atij korrupsioni progresiv të vendosur në çdo kontratë dhe punë publike: Si inceneratorët, sterilizimi dhe check up-i.
Këtu shkojnë taksat e shqiptarëve!”, shprehet Tabaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?