Tabaku: Kryeministri sulmon fizikisht gazetarët në terren

Qëndrimi i kandidates për deputete e PS-së, Milva Ekonomi në emisionin “Rinvote”, se politikanët me modelin e tyre duhet të frymëzojnë të rinjtë për të mos emigruar, nxiti debate me kandidaten e PD-së Jorida Tabaku.

Tabaku thotë se nga qeveria të vetmet modele që vijnë “janë ato të sulmeve fizike”, duke nënkuptuar këtu një incident me një gazetare terreni të ndodhur së fundmi nga kryeministri Rama.

Nga ana tjetër, Tabaku reagoi ashpër duke thënë se ”nëse vazhdojmë të gënjejmë veten me fjalë shabllonë dhe të vazhdojmë të ndjekim këto modele në politikë, jam pa fjalë. Kur kemi një Kryeministër që dhunon fizikisht gazetarët në terren”,-u shpreh më tej Tabaku duke i kërkuar Ekonomit “të ruajë integritetin”.

SHKARKO APP