Tabaku mbron Berishën: Nuk është antishqiptar ai që tregon problemet, por ai që krijon barriera

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë fjalës në Kuvend, tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Ajo i doli në mbrojtje Sali Berishës, teksa tha se nuk është antishqiptar ai që ngre shqetësimet për vendin, por ai që i kthen në një barrierë që pengon avancimin drejt BE-së. Po ashtu thumboi maxhorancën teksa tha se sot duhet të ishin në parlament të gjithë, me energjinë e fitores.

”Keqardhje që e shoh parlamentin të zbrazur, sidomos nga maxhoranca që duhet të kishte ardhur me energji pas kësaj fitoreje që fatkeqësisht nuk reflektohet as në sallë kuvendi, as në komisionet parlamentare dhe askund. Sot nisi në një debat për procesin e integrimit, për atë që PE diskutoi dje dhe për zgjedhjet. 

Kjo është retorika e procesit të integrimit. Rëndësi ka sesa standarte plotësoni, se integrimi është proces standartesh, i cili bazohet mbi standartet e përmirësuara, që vijnë nga zgjedhjet nga demokracia, ekonomia, sfera sociale dhe sektor tjetër. A është sot Shqipëria më mirë sesa ishte vetëm se u hapën disa grupkapituj? A tregoi Shqipëria se di të organizojë zgjedhje si vend evropian?

Swiss Digital Desktop Reklama

Më vjen keq të them, por zgjedhjet ishin mundësi e humbur për Shqipërinë, për faktin që nga 2013 e deri më sot, reforma e plotë dhe gjithëpërfshirëse zgjedhore, hetimi i krimeve zgjedhore, kalojnë nga njëri progres raport në tjetrin, dhe ndodhemi në vitin 2025, me më shumë kërkesa e kritere se në 2013. A ka pasur ndonjëherë vullnet politik qeveria që ato reforma që duheshin ndërmarrë qoftë edhe për zgjedhje të zbatoheshin?

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është antishqiptar ai që thotë se ka probleme, ai që ngre shqetësime, por ai që këto shqetësime dhe mungesë vullneti politik e kthen në një barrierë të madhe që shqipëria të avancojë në integrim. Nëse ka barrierë më të madhe janë standartet e munguara të këtyre zgjedhjeve. Kush e ka penguar qeverinë ë 10 viote të krijojë minimumin e normave demokratike”, tha Tabaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?