Tabaku në Zall Herr, Banorët: Jetojmë si në Mesjetë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është takuar këtë të diel me banorë të Zall Herit.

Në këtë takim banorët e kanë njoftuar Tabakun me shqetësimet e përditshme, me të cilat ata përballen.

Një nga banorët ka thënë se jetojnë si në mesjetë, pasi në zonën ku banojnë nuk kanë rrugë madje në Priskë nuk kanë as energji elektrike.

“Jetojmë si në mesjetë. Çfarë do shqiptari? Investim, rrugë, nuk po kërkoj as shtëpi, asgjë, më trajto si njeri jo si kafshë. Para një jave erdhi kryeministri më tha e ke kafen e paguar, nuk ia dua kafen. Unë dua investim, jo vetëm personal, po e dua për të gjithë fshatin. Në Priskë ne nuk kemi drita, jetojmë si ë mesjetë. Me 31 dhjetor ika të marr një kandil me vaj se s’kishim drita në fshat”, – thonë banorët.

Ndërkohë, Tabaku bëri përgjegjës kryeministrin Rama, i cili sipas saj nuk ka bërë asnjë investim në këtë zonë por sipas saj qeveria vetëm gënjen dhe rrit taksat.

“Ata nuk dinë të investojnë, as të bëjnë shkolla, as të bëjnë rrugë, shkollën që ishte e mbyllën. Ata dinë vetëm të rrisin taksa dhe të gënjejnë. Nuk është modeli që do Shqipëria, nuk është ky modeli që duan qytetarët”, tha Tabaku.

SHKARKO APP