Tabaku: Nga 1 janari, qytetarët do të taksohen më shumë
Kjo deklaratë është bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, sipas së cilës, biznesi ka përjetuar rënie te investimeve, reduktim stafi të reflektuar në të ardhurat nga sigurimet shoqërore, investimet e huaja janë përgjysmuar nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe Shqipëria nuk është më atraktive në rajon sic ka qënë më parë më një sistem fiskal me taksa më të lartë dhe dukshëm kompleks.
“Por ne sot duam të ndalemi tek individi. Çfarë ka ndodhur me Shqiptarët gjatë këtij viti të fundit?Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2014, arriti 116.4% kundrejt muajit Dhjetor 2007.Krahasuar me muajin Tetor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 11,2 % ku vetëm tarifat e arsimit u rritën me 22%.
Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” dhe “Komunikimi” u rriten respektivisht me 3.8 % dhe 2.7%”, tha gjithashtu ajo.
Për të përfunduar se shqetësimi kryesor për ekonominë në këtë moment është rënia e konsumit, rënie konsumi e shprehur në shumë drejtime, por me pasoja drastike për qytetarët e bizneset. “Duket qartazi që ky nuk është shqetësim për qeverinë. Duket qartazi që në asnjë rresht të projekt buxhetit të ri, qeveria nuk ka vizion se cilat janë shtyllat kryesore që ajo do të mbështesë si dhe masat e nxitësit e nevojshëm për të ringritur ekonominë”, tha gjithashtu Tabaku.
KOHA JONË SONDAZH

