Tabaku: Tregtarët e podhimeve ‘Made in Albania’, në kushtet e mbijetesës! Shteti i ka braktisur
Kandidatja e PD për Tiranën, Jorida Tabaku, ka zhvilluar takime me tregtarët e podhimeve “Made in Albania”, të cilët ndodhen në kushtet e mbijetesës.
‘Edhe rrjeti i prodhimit dhe tregtimit të produkteve shqiptare është në kushtet e mbijetesës. Tregtarët thonë se pandemia ka dëmtuar sa fermerin, po ashtu edhe aktivitetin e tyre. Fuqia blerëse ka rënë, ndërsa shteti nuk duket gjëkundi për të subvencionuar humbjet apo për të zbutur sadopak taksat dhe çmimet’, shkruan Tabaku në Facebook.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut:
Edhe tregtarët e podhimeve “Made in Albania”, në kushtet e mbijetesës
Edhe rrjeti i prodhimit dhe tregtimit të produkteve shqiptare është në kushtet e mbijetesës. Tregtarët thonë se pandemia ka dëmtuar sa fermerin, po ashtu edhe aktivitetin e tyre. Fuqia blerëse ka rënë, ndërsa shteti nuk duket gjëkundi për të subvencionuar humbjet apo për të zbutur sadopak taksat dhe çmimet.
Kënaqësi që bisedova me drejtuesit e një prej dyqaneve të prodhimeve “bio” shqiptare, të cilët e njohën me të gjitha problematikat që ndeshin në këto kohë krize dhe injorimin e situatës nga shteti.