Tabaku: Turizmi rritet, por gjithnjë e më pak shqiptarë po hapin biznese të vogla
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se turizmi në vend po rritet, por që për të gjithmonë e më pak shqiptarë po hapin biznese të vogla. ”Shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare është sipërmarrja e vogël. Dhe për qeverinë socialiste, kjo shtyllë është armiku numër një. Sepse shtresa e mesme nuk është klienteliste”,-shkruan në Facebook.
Postimi i plotë
Turizmi rritet. Gjithnjë e më shumë të huaj vijnë për të parë mrekullitë e Shqipërisë. Por gjithnjë e më pak shqiptarë hapin biznese të vogla. Gjithnjë e më shumë dyer mbyllen. Pse? E dinë të gjithë: taksat e larta, mungesa e mbështetjes, dhe një qeveri socialiste që nuk e do sipërmarrjen e ndershme.
8 nga 12 qarqe të vendit kanë rënie të ndjeshme të bizneseve të vogla. Ato që qeveria i quan “rritje ekonomike” janë vetëm fasada. Janë reklama. Janë mashtrime. E vërteta është kjo: Shqipëria është në krizë. Sa herë mbyllet një biznes i vogël, një familje futet në vështirësi. Sa herë mbyllet një punishte, humb një lagje, zbehet një komunitet.
Shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare është sipërmarrja e vogël. Dhe për qeverinë socialiste, kjo shtyllë është armiku numër një. Sepse shtresa e mesme nuk është klienteliste. Nuk shitet. Nuk hesht. Ajo lufton. Kundër monopoleve. Kundër shtetit të kapur. Kundër një ekonomie që punon vetëm për pakicën.
KOHA JONË SONDAZH

