Tahiri: Aksidentet me vdekje do konsiderohen vrasje

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka marrë pjesë në homazhet e mbajtura në nderim të efektivit të komisariatit numër 5 Ervin Haxhiaj i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik në Kamëz. Ministri Tahiri ka shprehur keqardhjen në lidhje me deklaratën e kreut të opozitës Lulzim Basha në këtë ditë të trishtë për Policinë e Shtetit.

“Policia e Shtetit përballet me sakrifica të panumërta.  Ky është një motiv akoma më shumë për të bërë bashkë të gjithë ata që duan realisht, që në këtë vend të ndërtojmë një Shqipëri më të drejtë dhe më të denjë. Mua më vjen shumë keq që edhe sot kryetari i Partisë Demokratike gjeti rastin që me këtë fatkeqësi të më sulmojë mua, Policinë e Shtetit. Unë nuk dua dhe as e shoh të mundur në këto momente të bëjë politikë. Por këtë e shoh si një moment për t’i bërë thirrje të gjithë atyre që kanë energji pozitive për këtë punë. Ne jemi bashkë për të përkrahur Policinë e Shtetit’’ tha ministri Tahiri.

Duke ju referuar numrit të personave të arrestuar për shkak të drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit të cilat gjatë vitit 2015 kanë qenë 800, ministri Tahiri ka deklaruar se do të propozoj ndryshime në Kodin Penal, ku aksidenti me pasojë vdekjen do të konsiderohet si vrasje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë mendoj që në këtë mënyrë e të bërit drejtësi nuk duhet të ecim përpara sepse nga këta 800 të dehur që i kanë dhënë makinës në rrugët e Shqipërisë, ata që kanë bërë qoftë edhe një ditë të vetme burg janë shumë pak, për të mos thënë fare. E unë këtë e shoh një krizë të thellë që cënon në themel mundësinë e qytetarëve dhe mbi të gjitha të punonjësve të policisë të kenë besim, se drejtësia në ketë vend bëhet. Ndaj unë do të propozoj një amendament të kodit penal në mënyrë që të gjithë ata që bëjnë një aksident rrugor me pasoj në shëndetin dhe jetën e qytetarëve të mos shkojnë para gjykatës me aksident me pasoja vdekjen ose aksident me pasoja plagosje por të shkojnë për vrasje rrugore, plagosje rrugore’’ theksoi ndër të tjera ministri Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?