Tahiri: Aliaj killer me çekiç, KLD u shpërfytyrua!

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një konference për shtyp gjatë mbrëmjes së sotme ngriti dyshime të mëdha lidhur me mënyrën e përzgjedhjes së gjyqtarit që pezulloi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Reagimi i Tahirit erdhi pas Këshilli i Lartë i Drejtësisë mori në mbrojtje gjytarin Arjan Aliaj pas akuzave që lëshuan ndaj tij Rama dhe Tahiri, ludhur me vendimin e gjyqtarit për të pezulluar Haki Çakon.

“Po goditet drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako. I bëj thirrje çdo punonjësi policie në çdo cep të Shqipërisë që të mos tremben aspak nga pushteti i djeshëm me gjyqësorin e sotëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përshëndes deklaratën e KLD-së, sipas meje një nga deklarata më të sinqerta të KLD-së në mbrojtje të gjyqtarit Arjan Aliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

KLD nuk do të kishte pasur mundësi që të demaskohej në mënyrë ekzemplare duke dalë në mbrojtje të këtij gjyqtari që është shkarkuar për dhënie të vendimeve të padrejta dhe i ardhur në detyrë për ti shërbyer këtij pushteti. Përshëndes KLD-në për fytyrën e vërtetë që shfaqi”, tha Tahiri gjatë konferencës së tij.

Pak më herët kryeministri Edi Rama kishte shkruar në Facebook: “E “pabesueshme” perzgjedhja e killerit me çekiç qe goditi Policine e Shtetit!Ministri i Brendshem pas pak liveTV”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?