Tahiri: Balili do të arrestohet. Pse mbroni gjyqtarët që liruan Lul Berishën?!
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri tha se Klemend Balili do të arrestohet, pavarësisht se kujt force politike i përket.
Duke iu referuar deklarateve të Blushit, Tahiri tha se tashmë edhe Ben Blushi si Sali Berisha mbron gjyqtarët e korruptuar.
Tahiri: Kam dëgjuar shumë teorira për Balilin. E fundit që dëgjova është që Balili është i LSI prandaj nuk e arrestojnë. Këtu dallon Blushi nga Saliu.
Saliu thotë është i Ramës prandaj nuk e arrestojmë, ndërsa Blushi thotë se është i LSI prandaj nuk e arrestojnë, por kjo është abusive.
Balili nuk ka rëndësi i kujt partie është, Balili ka rëndësi që është përgjegjës dhe do arrestohet një ditë e më parë. Kjo është ajo që bëjmë ne, dhe kjo është mënyra si konceptojmë detyrën për ata që shkelin ligjin. Ky është dallimi ynë me të kaluarën. Nëse ju i mbronit për shkak të partisë ne nuk mbrojmë kërkend sepse për ne janë të barabartë para ligjit.
Më vjen çudi që flisni për reformën në drejtësi si flisni për vettingun, dëgjova dhe Benin këtu që spaska rëndësi vetting dhe kur vjen puna tek çështja e Lulzim Berishës nuk i përmendni këta gjyqtarë. Cfarë standardi keni në raport me të vërtetat që publiku i di?! Dhe ne këtu na duhet të bëjmë rolin e idjotit.
Këta gjyqtarët që për një njeri që ka bërë 5 vrasje i ulën dënimin në më pak se gjysma kanë përgjegjësi këta?! Këta gjyqtarë që dënimin e përjetshëm e bënë 25 vjet dhe pastaj nga 25 ka vajtur më pak se gjysma, nuk janë përgjegjës. Pse i mbroni gjyqtarët që e liruan. Për kë arsye doni një vitkimë politike që kësaj radhe qënka Vangjushi dhe Rama dhe nuk përmendi gjyqtarët.
Pse refuzoni vetingun dhe kjo qënëi me kriminalet është më e pakta.
Nuk kurseni as familjarë tanë për të mbrojtur gjyqtarët, imuniteti i të cilëve është impunitet për ju dhe unë këtë mund ta pranoj nga Saliu, nga jo deri dje nuk e pranoja nga Blushi dhe kjo është e pafalshme.
KOHA JONË SONDAZH

