Tahiri: Dorëzoni armët pa leje, s’do ju kapë ligji

Në kuadër të fushatës së lançuar “Mos gjuaj, por duaj”, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ripërsëriti apelin për dorëzimin vullnetar të armëve që mbahen pa leje. Ai theksoi sot se për të gjithë ata që i dorëzojnë armët pa leje vullnetarisht, nuk do të ketë ndjekje penale.

“Ndërkohë, dhe nëqoftëse do jetë e nevojshme, ne do ndërmarrim dhe nisma ligjore për të shpallur periudha vakance ose periudha ku sipas Kodit Penal nuk do dënohet ai që do t’i gjendet në shtëpi një armë.

Por, dorëzimi vullnetar nuk përbën vepër penale”, deklaroi Tahiri. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Tahiri ftoi median, shoqërinë civile, intelektualët dhe gjithë aktorët e tjerë që të mbështesin dhe t’i bashkohen kësaj nisme dhe e cilësoi si një problematikë jo të vogël armëmbajtjen pa leje në shoqërinë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?