Tahiri i përgjigjet Kokëdhimës për lëvizjet brenda PS: Llafe pazari

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri mori pjesë në shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet në lagjen “Kombinat”, në Tiranë. “Unë e kam ritheksuar disa herë, këto janë momentet më të vështira për disa nga ne në shoqëri, ashtu siç janë edhe momentet kur pjesa tjetër bëhet bashkë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Dua dhe njëherë të falenderoj të gjithë punonjësit e Policisë të përfshirë, të gjithë punonjësit e Rezervave të Shtetit, të gjithë punonjësit e Emergjencave Civile, shoqërinë civile që ka kontribuar, dhe mbi të gjitha të gjithë sipërmarrësit që na kanë ndihmuar në këtë nismën tonë për t’iu gjendur pranë të gjithë atyre që kanë nevojë”, tha ministri Tahiri në fjalën e ti.

I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e djeshme të Koço Kokëdhimës se do ketë lëvizje brenda Partisë Socialiste, Tahiri u shpreh: “Unë nuk kam shumë kohë për t’u marrë me llafe pazari. Unë po merrem me punë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?