Tahiri: Kur policia ka sukses, SHQUP-i në krye të detyrës për ta baltosur

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri deklaroi të shtunën se “pas çdo suksesi të Policisë së Shtetit, ka një baltosje më shumë nga PD”.

“Policia në krye të detyrës kundër krimit, SHQUP-i në krye të detyrës kundër Policisë”, deklaroi Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Reagimi i ministrit vjen në ditën kur u akuzua nga Opozita që i reforme fohej medieve italiane se është i lidhur me trafikun e drogës dhe kur policia vuri në pranga dy persona, si autorë të atentatit, në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në kuadër të ngjarjes së rëndë të ndodhur pranë lulishtes “1 Maj” mbrëmjen e të enjtes, ku humbën jetën 2 persona dhe mbeti i plagosur një i tretë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmin e bëri të ditur sot kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, i cili veç emrave të të arrestuarve, theksoi se arsyeja e atentatit është e lidhur me trafikun e drogës, me të cilin ishte i përfshirë shtetasi që mbeti i plagosur, Elvis Gaçaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?