Tahiri: Lëreni policinë rehat, të bëjë punën e saj
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar lidhur me akuzat e Partisë Demokratike për ngjarjen e 5 janarit, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Tahiri tha se Policia e Shtetit është në krye të detyrës. "Policia e Shtetit është në krye të detyrës në luftën kundër paligjshmërisë dhe krimit. Për këtë flet qartë puna dhe rezultatet, besimi i partnereve por mbi te gjitha besimi i qytetareve.
Koha e krimineleve te paprekshem qe mbroheshin nga pushteti, ka mbaruar nje here e mire", shkruan Tahiri në Facebook.
Më tej ai vijon duke thënë se Partia Demokratike i ka pasur praktikë ne kohën e saj akuzat që lëshon ndaj Policisë së Shtetit.
"Akuzat absurde qe leshon sot PD, i ka pasur praktike te veten atehere, ndaj mendojne se historia tyre perseritet edhe tani.
E shkaterruan, politizuan dhe kriminalizuan Policine e Shtetit, e tani mendojne se vazhdon njelloj sic benin vete.
Jane mesuar te mbajne anen e krimit, jo te shtetit e as te ligjit.
Keshtu i quanin "bandite" punonjesit e policise qe luftonin ne Lazarat, dhe te "dhunuar te pafajshem" kriminelet qe qellonin me arme ndaj policise
Te njejten gje bejne edhe sot, duke mbajtur anen e krimit, jo te shtetit e te ligjit.
E lane policine te shkaterruar e kriminalizuar dhe tani u ka ngelur te bejne vetem politiken e kukuvajkes me shpifje te padegjuara", -shkruan Tahiri
Saimir Tahiri ka kërkuar që PD t'i japë fund politikës së krimit dhe shpifjeve të saj
"Shpifje qe tregojne me shume praktikat e tyre kriminale ne pushtet, por jo te verteten e sotme te luftes pa kompromis kunder krimit dhe krimineleve.
Lereni Policine rehat te bej punen, lereni te luftoj paligjshmerine dhe kriminalitetin. Boll me politiken e krimit", – përfundon Ministri i Brendshëm, i icli ka mohuar kategorikisht akuzat se qeveria dhe Policia e Shtetit kanë lidhje me bandat kriminale.