Tahiri: Me ngritjen e Byrosë së Hetimit, fond i veçantë për të luftuar korrupsionin elitar

Buxheti i vitit 2015 është 14.7 % më shumë se viti 2014 në planin fillestar dhe ai përfshin rritjen e numrit të policisë me 1087 vetë, të cilët do të dalin përmes një sistemi të mirëfilltë arsimor“, deklaroi kreu i Ministrisë së Brendshme në seancën e diskutimit të projektbuxhetit.

Lufta kundër kriminalitetit më tepër se forcë është dije. Brenda buxhetit do të ketë një zë të veçantë për ngritjen e Byrosë, për të luftuar korrupsionin elitar“, theksoi Tahiri.

Vitin e kaluar qeveria e rriti me 25 % pagat e policëve dhe e kemi mirëadministruar në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pasi trashëguam policinë më të varfër në Europë, për nga infrastruktura, për nga dija dhe për nga numri i punonjësve të policisë“, tha Tahiri në seancën parlamentare.

Ai shtoi se shtylla kurrizore për funksionimin e policisë, është miratuar pak muaj që parashikon edhe ngritjen e Byrosë së Hetimit.

Falë angazhimit të policisë u arritën rezultate të përshëndetura nga publiku dhe qytetarët. Kryeministri i 8 viteve të kaluara, e sfidoi policinë se janë fshehur vrasjet, unë vij këtu e them se vrasjet janë ulur 22 %. Pavarësisht llumit që ka derdhur, (Berisha) nuk ka dalë askund të thotë se cilën vrasje ka fshehur qeveria. Ato që SHQUP-i i quan vjedhje “maska” janë ulur e 50 %“, replikoi ministri.

Unë nuk besoj ka mbetur njeri të vërë në dyshim vullnetin dhe rezultatet në luftën kundër drogës. Treguesit në luftën kundër korrupsionit janë 83 % më shumë, në raport me të njëjtën periudhë”, tha Tahiri.

“Sot mund të ketë punonjës policie të korruptuar, por me kosto personale, ndryshe nga dje kur korrupsioni buronte nga lart e zbriste deri poshtë”, nënvizoi ministri.

Ministri tha gjithashtu se janë trashëguar 14 miliard lekë borxhe nga fatkeqësi natyrore ende të pashlyera, por të njohura dhe të planifikuara për të shpërndarë për qytetarët.

SHKARKO APP