Tahiri padit 5 ish-drejtorë e zyrtarë për shpërdorim detyre

Të tjerët janë: Maksimiljan Dhima, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Koordinimit në DPEC; Arben Qesaraj, specialist në Drejtorinë e Planifikimit dhe Koordinimit në DPEC; Adem Kapo, ish-specialist në Drejtorinë e Planifikimit dhe Koordinimit në DPEC dhe Drita Avdyli, ish-drejtoreshë e Drejtorisë së Shtetësisë dhe Refugjatëve në MPB.

Pas një auditi të kryer nga ministria, – thuhet në njoftimin për shtyp, – janë vërejtur një sërë shkeljesh, që bëjnë përgjegjës punonjësit e mësipërm, si

1. Janë dhënë fonde për pesë persona me aktivitet tregtar në shumën 1,000,000 lekë. Përveç vlerës së dëmit ekonomik në shumën e mësipërme, është krijuar mundësia e dëmit ekonomik për detyrimin e buxhetit të shtetit edhe ndaj 31 personave me aktivitet tregtar privat në shumën 143 902 657 lekë.
2. Janë akorduar fonde në shumën 58 000.000 lekë, për emergjencën e krijuar nga rreshjet e dëborës, pa dokumentacion justifikues.
3. Janë dhënë fonde për emergjencë, në kundërshtim me VKM nr.80 datë 12.02.2012 për 11 njësi të qeverisjes vendore në shumën 3 000 000 lekë.
4. Janë akorduar fonde për ndihmë në katër raste për shumën 600.000 lekë, pa asnjë dokumentacion.
5. Nuk është kryer kontrolli dhe dokumentimi i përdorimit të fondeve të akorduara për emergjencat civile per vitet 2012-2013.
6. Për mallrat që ka përfituar MB nga projekti “Përballimi dhe zbutja e rreziqeve nga fatkeqësitë”, është vepruar në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore për administrimin e aseteve. Mungojnë dy mjete motorike (skafe) me vlerë 1 168 494 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me znj.Avdyli, ka rezultuar se ajo është përgjegjëse për shpërdorim detyre, në procedurat për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare si dhe keqmenaxhimin e aktiveve, me pasoja financiare në buxhetin e shtetit në vlerën 245 125 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?