Tahiri: Qytetarët e dinë kush ishte fituesi i reformës

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri replikoi sot me ish-kryeministrin Berisha në Kuvend, duke theksuar se pavarësisht deklaratave të këtij të fundit, sot qytetarët e kanë të qartë kush ishte fituesi nga miratimi i reformës në drejtësi.

“Një perandori mbetet për t’u shkatërruar, gjyqtarët dhe prokurorët që për çerek shekulli bëjnë llogari me çekiç, duke iu rënduar qytetarëve. Sot është e qartë se cilët ishin kundër e cilët pro. Provoni të dilni jashtë dhe shihni se çfarë mendojnë qytetarët. I jap të drejtë Saliut në një pikë, se ishte konsensus i detyruar. Ka plot vendime llahtarë në drejtësi. Edhe armëmbajtjen e trashëgojmë prej tij. Ngjarje kriminale që zgjidhen me kollajllëkun e armëve. Sepse armët i kemi peshqesh prej tij, sepse edhe atëherë fliste për “komplot” ndërkombëtar. Të fundit që duhet të flisni për reformë në drejtësi, jeni ju. Sepse janë vrarë njerëz në Bulevard dhe fshiheshin gardistët vrasës dhe ju heshtnit. Familjarë të ish-kryeministrit qëllonin me armë kamarierë për tavllën dhe ju heshtnit. Ish-kryeministri, që mban peng këtë vend për 25 vjet, na kujtonte këtu në Kuvend, që të lanim gojën kur përmendmin Gjin Gjonin. Ju nuk e donit, por u detyruan ta bënit. Dhe vini këtu na tregoni përralla. Për armëmbajtjen, unë kam rreshtuar publikisht në letrat dërguar Presidentit për njerëz me armë që liroheshin në sallën e gjyqit. Kjo riciklon kriminalitetin. Dhe na flisni për sovranitet këtu?! Por për sovranitet flisnit edhe kur shitët detin. Nëse ka një gjë që mund të mburremi të gjithë bashkë, është kjo dritare shprese, që nesër të marrim në shqyrtim çdo prokuror dhe gjyqtar. Një rast ju kam marrë, për gjyqtarin Arjan Aliaj, që i kthen tokën një qytetari dhe ai i fal tokë. Çfarë është kjo nëse nuk është korrupsion?!”, replikoi ministri në Kuvend me Berishën.

Më tej, ministri pranoi se ai vetë është për një Kod Penal më të ashpër, për armëmbajtjen pa leje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Personalisht kam qenë më i ashpër për armëmbajtjen pa leje. Por qeveria ka sjellë këtë ligj, duke respektuar propocionalitetin”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tahiri tha gjithashtu në sallën e Kuvendit, se do të ketë ndërhyrje të forta për parandalimin e aksidenteve rrugore.

“Edhe për aksidentet, mendoj se nuk duhet të klasifikohen të tilla, por si vrasje rrugore, jo më si aksidente”, theksoi ministri i Brendshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?