Tahiri shpërndan dëmshpërblimet për 594 familje të përmbytura

Ministria e Punëve të Brendshme shpërndau dëmshpërblime për 594 familje në qarkun e Tiranës të prekura nga fatkeqësitë natyre si përmbytjet apo rrëshqitjeve të dheut, por edhe nga dëme të tjera si djegia e banesave.

Në aktivitetin e zhvilluar në Pallatin e Sportit, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se qeveria është e vendosur që dhe në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor të kryejnë investime të mëtejshme për shmangien e fatkeqësive natyrore.

Tahiri: Historia jonë me përmbytjen në këtë zonë nuk duhet të mbyllet me dëmshpërblimet. Historia jonë duhet të fillojë me angazhimin për të rregulluar njëherë e mirë çdo problem që ka zona dhe që sot është premisë që nesër do zoti e nuk ndodh të përmbyteni prapë. Dhe unë shpresoj, këtë e kemi biseduar shumë herë dhe me kryetarin e bashkisë Erjonin, dhe me kryeministrin Rama, dhe me Ministrin e Financave dhe me këdo tjetër që mund të kontribuojë, për të zgjidhur njëherë e mirë historinë e vazhdueshme, përmbytjeve të vazhdueshme, për ju dhe çdo familje në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj ne sot e nisim me dëmshpërblimet dhe vitin tjetër vazhdojmë me investime konkrete në mënyrë që të shmangim një herë e mirë përmbytjet dhe përmbytjet për ju të jenë një histori e harruar. Do kemi shumë probleme për të zgjidhur bashkë por jo përmbytjet. Do kemi shumë raste për tu mbledhur bashkë, shumë çështje për t’i trajtuar bashkë, por jo përmbytjet. Ndaj ky është angazhimi jonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbyllje Ministri i Brendshëm Tahiri premtoi mbështetje të mëtejshme në këtë aspekt, duke thënë se qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk do ti braktisë asnjëherë qytetarët në nevojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?