Tahiri: Situata e emergjencës ende s’ka kaluar

Saimir Tahiri në fjalën e tij në Kuvend u është përgjigjur akuzave të opozitës sa i përket situatës së përmbytjeve.

"Është një e vërtetë shumë e madhe që natyra të përmbyt , por qeveritë përmbytin më keq kur qeveritë, qeverisin në mënyrë të hatashme duke gënjyer, siç keni bërë ju 8 vjet", u shpreh Tahiri.

Më tej tahiri tha se ka pasur vështirësi shumë të mëdha pasi banorët nuk janë evakuar vullnetarisht, por është dashur ndërhyrja e strukturave përkatëse.

Lidhur me atë që ka ndodh javët e fundit, dalja e lumenjve nga shtrati ka shkaktuar përmbytje, por as na gjetën të papaërgatitur as për të pasur pasoja fatale për shëndetin e njerëzve. Që në datën 28 janar duke amrrë njoftimin nga meteorlogjia është ngritur menjëherë shtabi i mergjencave. Kush e di çdo të thotë kjo duhet të dijë fort mirë, kjo do të thotë përgjegjësi maksimale nga ana e qeverisë për kryerjen e detyrës. Prioritet absolut ishte jeta dhe shëndeti.
Ngritja e Shtabeve, u bë e mundur që në kohë rekord që banorët të lajmëroheshin disa herë për shpërngulen, njoftimet janë bërë derë më derë nga strukturat e pushtetit vendor dhe mediave lokale, duke i bërë banorët me dije që një situatë e rënduar meteorlogjike po afrohej dhe se do kishte pasoja për daljen e lumenjve, 
NJoftimi është bërë tek të gjithë banorët që rrezikoheshin përgjatë Vjosës por edhe në Gjirokastër. 
Në datën 30 janar strukturat kërkuan që banorët të largoheshin se situate pritej të përkeqësohej. Nga data 31 janë u evakuan sepse banorët vullnetarisht nuk u larguan. Në vijim të gjita struktuarat shtetërore kanë qenë në gatishmëri të plotë, dhe operacioni shpëtimi ku ishte e nevojshme.
Pas 24 vjetëve strukturat nisën fillimisht paralajmërimin gjë që nuk kishte ndodhur më parë, dy ditë para se lumenjtë të dilnin nga fshati.
Parashikimi i motit tregons e situate ende ska kaluar por situate është përmirësuar dukshëm"

SHKARKO APP