Tahiri: Sot ka vullnet për ta goditur kurrupsionin

Ministri u shpreh se janë dorëzuar 9 kallëzime për 33 ish-zyrtarë të institucionit që drejton, për dëmin financiar që shkon deri në 29 milion dollarë, ndërsa borxhi i trashëguar për fatura të papaguara është 31 milion dollarë.

“Është rritur me 65% numri i referimeve në Prokurori për afera të zyrtarëve, janë 59% më shumë operacione policore të nisura me metoda proaktive.  Por nëse nuk ka koordinim mes gjithë institucioneve, është e pamundur ta bëjë këtë detyrë policia e vetme”, theksoi ministri i Brendshëm.

Ai iu referuar takimit që inicioi pak javë më parë me Prokurorin e Përgjithshëm dhe gjithë organet ligjzbatuese, për të hartuar një protokoll pune, për rezultatet më të larta në fushën e korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksioni për Lojërat e fatit dhe fushata kombëtare kundër drogës në Lazarat dhe Dukagjin, ka hequr nga duart edhe të punonjësve të policisë, mundësinë për të përfituar nga bota e krimit. E njëtja gjë edhe me energjinë. Ka raste kur ka bashkëpunim të punonjësve të OSHEE dhe policisë, që lejojnë hajdutët e energjisë të vjedhin”, nënvizoi Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri tha se nuk mund të luftohet korrupsionin në shoqëri, nëse nuk niset lufta brenda vetë rradhëve të policisë.

E për këtë arsye, 316 punonjës policie janë kallëzuar për shpërdorim detyre dhe nuk janë më në detyrë.  Ka një linjë të gjelbër 24 orë në funksionim (08009090), ku që nga dita e hapjes së saj janë mbi 2500 telefonata nga qytetarët, për sjellje jo korrekte të punonjësve të policissë. Ndërkohë janë hapur Zyrat shërbimit unik, ku qytetari nuk sillet vërdallë por kryen punë në një sportel.  Çdo punonjës policie do të ketë në trup një kamera, për të shmangur abuzimin e gjithë palëve", tha ministri, duke prezantuar disa nga risitë teknologjike që do të aplikohen për të goditur korrupsionin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?