Takime të fshehta me Sali Berishën? Komenti befasues nga Gazment Bardhi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një intervistë për A2 CNN ka deklaruar se nuk është takuar me Sali Berishën përtej mbledhjeve të grupit parlamentar.

“Nuk jam takuar kurrë me zotin Berisha, edhe pse nuk kam patur asnjë kompleks të takohem me të. Por, ka qenë e panevojshme sepse takohemi çdo javë për mbledhje grupi”, deklaroi Bardhi.

“Beteja me regjimin e Edi Ramës do të vijojë pa asnjë mëdyshje, përballja me të do të jetë pa asnjë kompromis dhe nuk do të ketë shfokusim apo demotivim të opozitës. E gjithë situata (me Sali Berishën) na motivon për të punuar shumë më shumë për t’i dalë për zot misionit që na kanë dhënë qytetarët”, tha Bardhi më tej.

SHKARKO APP