Takimet e Bashës me krerët e degëve, porosia: Fokusi te Reforma Territoriale

Përgjatë ditëve të fundit, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar takime me drejtuesit e degëve. Në mes të diskutimeve, Basha është konsultuar për Reformën Territoriale, e cila është një nga prioritet e demokratëve në këtë sesion Parlamentar.

Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët. Me porosi të Bashës, krerët e degëve do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Reforma e miratuar 6 vite më parë shkriu 309 komuna dhe 4 bashki, duke e riformuluar hartën e njësive vendore në 61 bashki. Territoret e ish-komunave i kaluan në varësi bashkive.

Qeveria e mbështeti me zotimin se ajo ulte kostot administrative dhe u shërbente më mirë qytetarëve. Opozita bojkotoi diskutimet dhe miratimin në parlament duke akuzuar se ajo nuk bëhej në funksion të qytetarëve por për ndarje territoriale politike që favorizonte mazhorancën.

SHKARKO APP