Takimi Escobar-Basha, Berisha: Kukullat, shqiptarët nuk i pranojnë. Jam kërcënuar pas shpalljes ”non-grata”

Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se përballja me vendimin e shpalljes ”non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shetit është veç se në gjykatë. Po ashtu ai ka zhbuluar se është kërcënuar se do ti dërgojnë të gjitha në Thesarin amerikan, por shprehet se përgjigja e tij ka qenë “bëni çfarë të doni”. Teksa e konsideron Bashën një kukull, Berisha këshillon të dërguarin e SHBA, Escobar se shqiptarët nuk i pranojnë kukullat.

”Jam kërcënuar se do ti dërgojnë të gjitha në thesar dhe përgjigjja ime ka qenë e prerë. Bëni çfarë të doni, gjithçka është e bazuar në shpifje dhe trillime dhe unë do merrem me gjykatën. Përballja ime me deklarimin non grata është përballje në gjykatë. Është një vendim politik i ndërmarrë nën lobimin korruptiv të Sorosit. Do merren vesh gjerat dhe do shihet çfarë turpi qëndron në ato dosje.

Në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast nuk tërhiqem. Sali Berisha është në një mision të ri. Është e vërtetë që PD-ja duhet të kishte një udhëheqës tjetër, por dallimi im me Bashën është i madh. Basha humbi 4 herë zgjedhjet dhe nuk dha dorëheqjen. Unë humba dhe dhashë dorëheqjen.

Nëse një njeri pranon se ka qenë kukull 8 vite, ai të paktën 8 herë duhet të largohet. Unë njerëzisht do ti sugjeroja zotit Escobar, kukullat ne nuk i pranojnë shqiptarët. Nga kjo mbështetje përfiton vetëm qeveria”, u shpreh Berisha në emisionin “Opinion”.

SHKARKO APP