Takimi kokë më kokë i Begajt me Albin Kurtin! Presidenti: Shqipëri-Kosovë, një simbiozë që do të vazhdojë të ekzistojë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi në Prishtinë një takim me kryeministrin e Albin Kurti dhe më pas takimin dypalësh me praninë e delegacioneve përkatëse. Kreu i Shtetit konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë krah Kosovës, duke theksuar faktin se çdo sukses i Kosovës, është sukses i shqiptarisë.

“Nuk ka rrugë tjetër. Shqipëri-Kosovë është një simbiozë që do të vazhdojë të ekzistojë”,-u shpreh Presidenti Begaj, bashkë me urimin që ditët e mira për shqiptarët të vazhdojnë të jenë të tilla, që të dyja vendet të kenë ardhmëri më të mirë.

“Kemi mundësi të përparojmë dhe të jemi faktor i rëndësishëm për stabilitetin, paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit”,-tha Begaj, duke theksuar se për Shqipërinë mbrojtja dhe promovimi i Kosovës është në çdo agjendë ndërkombëtare. “Funksionet publike janë të përkohshme, kombi është i përjetshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Begaj e cilësoi 12 qershorin e vitit 1999 si ditën që solli lirinë mbi vuajtjet, mbi persekucionin, mbi spastrimin etnik, mbi gjenocidin dhe kjo liri, – u shpreh ai, – është e të gjithë atyre atdhetarëve që dhanë jetën, sakrifikuan dhe kontribuuan për Kosovën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Begaj rikonfirmoi qëndrimin e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO, dhe për këtë angazhim, si dhe për lobimin në procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, mori falënderime dhe mirënjohjen nga Kryeministri Albin Kurti.

Në vijimësi të iniciativave të cilave u është përkushtuar, Presidenti propozoi që edhe Kosova të shpallë festë kombëtare 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Për këtë kërkesë ai gjeti aprovimin e Kryeministrit Kurti. Gjatë bisedës u trajtuan edhe çështje të shkëmbimeve kulturore dhe arsimore, ku një rëndësi e veçantë iu kushtua bashkëpunimit për lehtësimin e studimor të njohjes së historisë sonë nëpërmjet organizimit të shkëmbimeve mes shkollave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?