Takimi me Delegacionin e “Venecias”, Gjosha dhe Bylykbashi: Shkarkimi i Metës për të mbuluar keqqeverisjen
Komisioni i Venecias ka zbarkuar në Tiranë, në një vizitë të kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë, si faktmbledhëse dhe konsultative mbi arsyet përse kërkohet nga maxhoranca shkarkimi i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Ish-deputetët e opozitës politike, folën shkurt pas këtij takimi me anëtarët e Delegacionit të Komisionit të Venecias. Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha, pohuan se Rama përpiqet që të tërheqë Komisionin në lojën e turpshme për të kapur të gjitha pushtetet. ”Parlamenti përpiqet që të tërheqë Komisionin e Venecias në lojën e tij të turpshme për të kapur të gjithë pushtetet përfshi dhe Presidentin e Republikës”,-tha Oerd Bylykbashi.
Përfaqësuesja e LSI-së, Klajda Gjosha theksoi se lëvizja e mazhorancës po bëhet për të mbuluar keqqeverisjen dhe raportin e OSBE-ODIHR, ku thuhet, sipas saj se zgjedhjet e 30 qershorit ishin pa standarde. ”Ne merremi me një çështje që është jashtëzakonisht e rëndë për imazhin e vendit, pasi të ftosh institutcionet ndërkombëtare për të mbuluar keqqeverisjen dhe raportin e OSBE ku thuhet se zgjedhjet janë pa standarde. Për vendimet e presidentit duhet t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese, por kuptohet që mazhoranca këkron të bëjë politikë me diçka me të cilën nuk mund të luhet”.
Komisioni ndodhet në Tiranë për misionin fakt-mbledhës sa i takon kërkesës për opinion nga mazhoranca nëse Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me zhdekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.
KOHA JONË SONDAZH

