Takimi me ekspertët, Presidenca: Çdo akt ligjor sipas Kushtetutës

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani thirri sot në institucionin që ai drejton dhe zhvilloi një takim informues e konsultues me konstitucionalistë dhe ekspertë të njohur të jurisprudencës, për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime e pikëpamje mbi procesin ligjor të shqyrtimit dhe të përzgjedhjes me anë të shortit të kandidaturave për anëtarët e ardhshëm të Këshillit e Emërimeve të Drejtësisë.

“Duke i falënderuar pjesëmarrësit për diskutimet e mendimet e vyera si dhe sugjerimet racionale dhe ndihmuese, Kreu i Shtetit ripërsëriti dhe theksoi qëndrimin e tij se çdo akt ligjor që del nga institucioni i Presidentit të Republikës bazohet mbi sjelljen institucionale, do të jetë i mirëargumentuar dhe i përgjegjshëm, në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, citon Presidenca mbi rezultatin  e këtij takimi.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?