Takimi me Merkel, Rama: I inkurajuar nga vlerësimet pozitive ndaj Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se ka përfunduar takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel në kuadër të procesit për hapjen ose jo të negociatave, vendim që do merret në 18 tetor. Përmes një postimi në facebook, ai shprehet se: “Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel. Mike e vërtetë”.

Rama nisi takimet herët. Në mëngjes u prit nga përfaqësues të Bundestagut. Kreu i qeverisë mori pjesë në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. “Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv”, shkruan Rama në Facebook.

Koalicioni qeveritar në Gjermani, në votimin që do të bëjë në shtator, pritet që t’i vendosë kushte Shqipërisë. Mësohet se dy kushtet që Gjermania pritet t’i vendosë Shqipërisë janë Kodi Elektoral dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?