Takimi me Nokën, Meta: Zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara, ne duam logon tonë në fletën e votimit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën për mediat tregoi ndër të tjera edhe për takimin që me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Nokën, i cili do të jetë edhe kryesori për fushatën zgjedhore të PD në 2025 për zgjdhjet parlamentare. Meta tregoi se kanë biseduar për koordinimin e veprimit opozitar. Ai tha se zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara, duke thënë se apelon për një mobilizim të opozitës, për të mbrojtur votën e lirë.

”Jam takuar me Nokën. Ka qenë një takim miqësor, është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit, që nga përshkallëzimi i protestave dhe koordinimi më i mirë i veprimit opozitar, për të forcuar bashkëpunimit në drejtim të zgjedhjeve 2025. Zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara, apelojmë për rritjen e mobilizimit opozitar për të mbrojtur votën nga ky regjim. Partia e Lirisë ka nisur mobilizimin e saj në Tiranë dhe në rrethe, në mënyrë që të arrijmë një rezultat spektakolar në zgjedhje. E rëndësishme është fryma e aksionit opozitar ndaj narko-shtetit”.

Nga ana tjetër, Meta nuk fshehu dëshirën për të dalë me logon e tij, por tha se opozita duhet të mendojë formën më efikase. ”Do të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha format që gjykohet të jetë efikase. Për ne do të ishte më mirë të dilnim me logon tonë”,-tha Meta.

SHKARKO APP