Takimi me Presidentin e Këshillit Europian, Rama: Rajoni nuk mund të merret peng nga askush

Pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel në Bruksel, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, bën të ditur se për të rajoni nuk mund të merret peng nga askush. Rama thotë se domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, që është rruga e fazës finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë

Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar!

Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush.

SHKARKO APP