Takimi me Presidentin e UEFA-s, Rama: Të gjithë duam një proces të besueshëm në zgjedhjet e reja të FSHF-së

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje priti në një takim Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, kjo në prag të zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori.

Përmes një postimi të shkurtër në Twitter, kreu i qeverisë thotë se qëliimi i përbashkët është që të ketë një proces të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF-së.

Postimi në Twitter

Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët të zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të #FSHFSoccer ball #FairPlay.

SHKARKO APP