Takimi në Athinë, Rama: Ejani, Shqipëria ju pret. Ka punë për ju, me paga të arsyeshme dhe me taksa të ulëta

Kryeministri i vendit Edi Rama është nisur sot drejt Greqisë, aty ku paraditen e nesërme do të mbajë një takim me shqiptarët në Panairin e Punës në Athinë.

Në një video të bërë publike në Facebook, Rama shprehet: “Rrugës për Greqi sot, nesër në Panairin e Punës në Athinë. Dje shqiptarët shkuan për të gjetur një punë matan kufirit, nesër Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë për t’u treguar për punët që mund të gjejnë këtej kufirit.

Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë ‘ejani, kam punë për ju, me paga të arsyeshme dhe me taksa të ulëta’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eja dhe kaloni të shihemi dhe të llafosemi nesër më sipërmarrës të fushave të ndryshme, për t’ju njohur nga afër për mundësitë dhe kushtet e kontratave të punës në Shqipëri, pastaj gjykoni vetëm me qetësi dhe si të jetë më mirë për ju”, shprehet Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?