FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takimi në PD për zgjedhjet, Mediu: Jo rezultat në formë dhurate

Kreu i PR-së Fatmir Mediu pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka në selinë e PD-së, tha se opozita duhet të shkojë te shqiptarët për të ndërtuar diçka ndryshe. ”Koalicioni duhet të brendojë vetveten dhe mesazhin, pra të jetë jo vetëm që po shkojmë thjesht te PD, por po shkojmë si opozitë te shqiptarët për të ndërtuar diçka ndryshe”,-tha Mediu.

Po ashtu Mediu u shpreh i pakënaqur me rezultatin që PR ka pasur në zgjedhjet e mëparshme dhe kërkon një rezultat më të mirë në 11 maj. Sipas tij qëllimi i kësaj force politike është kontributi i përbashkët i opozitës dhe jo një rezultat në formë dhurate.

”PR është e pakënaqur me rezultatin që ka pasur, kërkon një rezultat më të mirë, por ky rezultat nuk duhet jetë në formë dhurate, por të jetë të një raport konkret i përfitimi të përbashkët. Qëllimi edhe i PR-së, Agrares dhe PD-së është të ndërtojmë një sukses të përbashkët dhe ky sukses ka vlerësimin e situatës dhe mundësisë së përfshirjes në garë në një kontribut të gjithë në atë që do të jetë fitorja e shqiptarëve dhe e opozitës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se ku merr më shumë vota Partia Republikane, Mediu u përgjigj: ”Unë kam marrë mandatin në Tiranë, kam kandiduar në Tiranë, megjithatë duhet të shqyrtojmë çdo lloj opsioni. Nuk është vetëm fakti personal, por për të kontribuar si përfaqësues të opozitës në të gjithë territorin, dhe duhen gërshetuar veprimtaritë që jo vetëm të shohim ku është mandati ynë, por të shohim sesi vota e PR në nivel kombëtar të jetë votë koalicioni”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?