Takimi te “Bujqësori”, Rama: Askush nuk tradhëtoi askënd, e në fund të gjithë dolëm më të informuar
Në takimin prej 3 orësh me studentë e pedagogë të Universiteti Bujqësor të Tiranës, kryeministri Edi Rama duket se bëri lëshimin e parë ndaj studentëve, atë të përgjysmimit të tarifave.
Por nga ana tjetë ai nuk harron ti falënderojë ata për nisjen e dialogut që i hap rrugën dhe zgjidhjes të problemeve që hasin studentët.
“Shumë faleminderit studentëve e pedagogëve të Bujqësorit për Dialogun e dobishëm që zhvilluam?Askush nuk tradhëtoi askënd,e në fund të gjithë dolëm më të informuar lidhur me psenë e Dialogut,situatën e universitetit, problemet specifike të Bujqësorit dhe procesin e zgjidhjeve?”- shprehet kryeministri Rama në rrjetin social “Twitter”.
KOHA JONË SONDAZH

