Takimi – Veliaj pret homologun nga Shkupi: Bashkëjetesa etnike ekziston

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vlerësuar integrimin e komuniteteve të ndryshme në Shkup të Maqedonisë, për këtë ai ka falenderuar homologun e tij në kryeqytetin maqedonas Koce Trajanovski.

Veliaj: Është një shembull i mirë që bashkëjetesa është e mundshme dhe funksionon, dhe Shkupi meriton respekt për këtë qasje. Zoti kryetar dua t’u garantoj që jeni një mik shumë i nderuar në qytetin tonë dhe keni gjithmonë një derë të hapur në këtë qytet, ju dhe çdo qytetar i Shkupit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ai i Shkupit, Koce Trajanovski kanë nënshkruar marrëveshje binjakëzimi, të cilat angazhon që të bashkëpunojnë në projekte dhe fusha të caktuara. Dy krerët e bashkive diskutuan mbi sfidat e zhvillimit dhe të mirëqeverisjes me të cilat përballen sot Bashkia e Tiranës dhe ajo e Shkupit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer midis dy shteteve tona, por besoj se sot gjithmonë e më shumë siç është diplomacia kulturore, diplomacia ekonomike, diplomacia klasike, është diplomacia e qyteteve që është ndoshta dhe më efiçente dhe më praktike në terma konkretë të bashkëpunimit. E kam përgëzuar kryetarin e Bashkisë së Shkupit për zhvillimet fantastike që kam parë atje, për shtimin e hapësirave publike, për transportin publik dhe menaxhimin e ndërmarrjeve të qytetit, dhe mbi të gjitha për punën e vështirë, por të suksesshme, në menaxhimin e krizave jo të zakonta, siç ishin përmbytjet apo tërmetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen, ndërsa shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe binjakëzimin mes dy qyteteve, si një nga dokumentet më të larta për qeveritë vendore të dy vendeve tona.

Trajanovski: Qyteti i Shkupit është binjakëzuar me 18 qytete, nga Azia, Europa dhe Amerika. Jemi binjakëzuar me shumë qytete europiane, siç janë Lubjana, Zagrebi, Sofja, Stambolli, etj. Kështu që, binjakëzimi me qytetin e Tiranës për ne ka një rëndësi të veçantë. Jemi dy vende fqinje që kemi një bashkëpunim të shkëlqyer, si në aspektin shtetëror, ashtu edhe atë lokal. Në Maqedoni ka një përqindje të madhe të pakicës kombëtare shqiptare, veçanërisht në Shkup. Ky do të jetë një impuls shumë i madh për punën tonë dhe do të thotë një bashkëpunim akoma më i afërt në shumë projekte të përbashkëta. Vij për herë të parë në qytetin e Tiranës dhe jam surprizuar në mënyrë shumë të këndshme nga ajo që pashë, nga ajo që është bërë dhe nga ajo që po bëhet aktualisht. Tani Tirana është një kantier i madh ndërtimi, kjo flet qartë për punën e qeverisjes vendore të administratës lokale dhe mund të them se disa eksperienca personale që kisha mundësi t’i merrja unë do t’i përcjell, edhe në punën e qytetit të Shkupit. Dua që dy qytetet tona të jenë shembull numër një për bashkëpunimin e ngushtë mes dy qyteteve ballkanike dhe jam shumë i sigurt se do të kemi sukses në punën tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?