Taulant Balla akuzon PD: Luli dhe “lucky” Luçiano sulm Rozafës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestat e banorëve të Labinotit kundër kompanisë Rozafa në Elbasan. Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS-së, Balla akuzon se protestat janë organizuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-deputeti i PD-së, në Elbasan, Luçiano Boçi.

“Sulmi i turpshëm politik i Partisë Demokratike ndaj kompanisë Rozafa, është rast i përsëritur i politikës së haraçit të sojit “Lucky” Luçiano. Në këto kohë të vështira kur çdo prodhim “made in Albania” duhet mbrojtur, kjo lloj qasje anti-shqiptare e lidershipit rrugë-humbur të PD që gënjen ditën për diell duhet të ndalojë menjëherë”,- shkruan Balla në një postim në Facebook.

Ditën e sotme dhjetra punonjës të “Rozafa Fish” kanë protestuar kundër pretendimeve të banorëve për ndotjen që shkakton kompania në atë territor, duke iu dëmtuar të mbjellat, dhe akuzave se ajo synon t’u marrë tokat.

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka mbështetur protestën e banorëve të Labinotit, të cilët ankohen për ndotjen që shkakton biznesi i kompanisë “Rozafa” në zonën e tyre. “Banorët e Labinotit janë në të drejtën e tyre protestuese kundër ndotjes së zonës së tyre, kundër ndotjes së lumit Shkumbin vetëm 2 km larg pompave thithëse të ujësjellësit Elbasan dhe kundër grabitjes së pronës publike e private. Ata janë pro biznesit, punësimit e zhvillimit të zonës, por kur këto bëhen ndershmërisht dhe në bashkëpunim me komunitetin. Askush nuk mund të shfrytëzojë “nderet” e as “punësimin”, për t’i hedhur banorët kundër njëri-tjetrit. Sharjet e shtyra me zor, nuk lajnë dot ndotjen skandaloze që Rozafa e Ramës e Ballës i bën ambjentit ku ata jetojnë, lumit Shkumbin dhe Elbasanit. Një turp ky akoma më i madh se ndotja!”,- deklaroi sot Luçiano Boçi.

VIDEO/Punonjës të “Rozafa Fish” në protestë 

Reagimi i Taulant Ballës në Facebook

Deklarata e ish-deputetit të PD-së, Luçiano Boçi

SHKARKO APP