Taulant Balla: Asnjë takim partie deri me 3 prill, kujdes nga coronavirusi!
Numri dy në PS dhe shefi i deputetëve socialistë, Taulant Balla ka lëshuar vikamën e madhe për kolegët e partisë dhe deputetët: Mos takoni njeri deri me 3 prill! Kujdes nga coronavirus!
Mësohet se në kryesinë e PS-së në Tiranë nuk lejohet të hyjë asnjë socialist. Edhe shefi i PS për propogandën Fred Peza lëviz nëpër koridoret e selisë së partisë me maskë, kurse Vangjush Dako që jep udhëzimet për qarqet e vendit për mënyrën se si merren votat, nuk mban maskë. Ai shprehet se corona mbytet me corona! Pra virusi me virus dhe me sa duket po vdes coronavirusi në zyrat e PS, ndërkohë që në botë po bëhet nami prej këtij dreq virusi.
Ndërkohë anëtarët e kryesisë së PS-së, Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri kanë mbushur xhepat me dezinfektues, sepse e dijnë shumë mirë se po u ndodhi gjë atyre nga coronavirusi, mbaron PS-ja.
Niko Peleshi, Mimi Kodheli, Lindita Nikolla dhe Ditmir Bushati rrijnë në seli pa maska, natyrisht nuk janë si Gjushi, por thonë se nuk kemi ç’të humbim, pasi të gjitha i morën dy kosovarët që nuk pyesin për virus, sa të kenë Baton Haxhinë.
Erion Braçe duket i pashqetsuar, siç duket nuk e gjen dot coronavirusi. Ndërsa Pandeli Majko mban tre maska mbrojtëse, sepse duhet të jetë karantinë për çdo rast emergjence partie dhe kombëtare, kur qoftë largu ti ndodhë gjë Edi Ramës, ai do jetë kryeministër.
Blendi Klosi dhe Erion Veliaj nuk shkojnë në selinë e PS, por janë vetkarantinuar. Asnjëherë nuk kanë besë sa herë Taulant Balla bën thirrje atyre që të ruajnë shendetin. Pikërisht kur lutet Taulanti diçka jo e mirë u ndodh të dyve!
Pjesën tjetër të kryesisë e kanë futur në bodrumin e selisë.