Taulant Balla flet për krimin horror: Prokuroria s’ka nevojë të zgjasë hetimet, gjykata të japë dënimin maksimal
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ishte sot në fshatin Grecalli të Fierit, në familjen e 8-vjeçarit që u vra mizorisht dhe u gropos nga fqinji i tij.
Balla shoqërohej nga kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të të miturit.
Balla i ka bërë thirrje prokurorisë që të mos i zgjasë hetimet në këtë rast dhe gjykata të japë dënimin maksimal për autorin e krimit makabër.
“Institucionet shtetërore sot duhet të vendosim pikëpyetjet e tyre për reagimet që duhet pasur për persona të tillë, një person që ka qenë i dënuar më parë dhe për një krim për gjëra të ngjashme dhe pse ka marrë ndëshim duhet të rrisim aftësitë parandaluese të shtetit. Jam informuar nga administratori që nga ana e Bashkisë janë bërë përpjekjet për integrimin në shoqëri të një individi të tillë. Kjo nuk e parandaloi dot. Fjalët sot janë të pakta”, tha Balla.
Pyetje: Jeni pro apo kundër dënimit me vdekje?
Taulant Balla: Mos ta kthejmë këtë ditë zie për Fierin në një ditë që të themi gjëra që nuk i bëjmë dot. Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës dhe kushti i parë ka qenë tërheqja nga dënimi me vdekje. Ajo qe parashikon sot kodi penal është burgim i përjetshëm ky është dënimi maksimal që njeh kodi penal. I bëj thirrje Prokurorisë që s’ka nevojë të zgjasin hetimet kur hetimi është i qartë, i bëj thirrje gykatës të Fierit të japë këtë dënim maksimal, kjo nuk e qetëson dot shpirtin e famijes as shpirtin e shoqërisë shqiptare por është dënimi maskimal që duhet të jetë”.